Driton Selmanaj është zgjedhur kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dega në Prizren.
Lajmin e ka kumtuar vetë LDK-ja, teksa në këtë subjekt politik po mbahen zgjedhjet e brendshme.
”Në këtë proces të suksesshëm zgjedhor, me votë të fshehtë e demokratike u zgjodhën strukturat e reja të degës, ndërsa nga 91 delegatë të pranishëm, me 74 vota PËR kryetar dege u zgjodh, Driton Selmanaj“.
”Pjesëmarrja e një numri të madh të anëtarëve në këtë proces zgjedhor të LDK-së, nëpër të gjitha degët e qytetet e Kosovës, po tregon fuqizim e mobilizim të vazhdueshëm“, thuhet në njoftim.