Kreatorja e njohur shqiptare, Blerina Kllokoqi – Rugova, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Prive”.
Ajo ka folur gjerë e gjatë për suksesin e brendit të saj “Bukur”, i cili është i dyti pas markës së saj bazë, “BKR”.
Mes të tjerash, Blerina është pyetur edhe për ecurinë e jetës së saj private, përkatësisht marrëdhënien që ka me bashkëshortin e saj, djalin e presidentit historik Ibrahim Rugova, Mendim Rugova.
“Unë edhe një postim që e kisha para një jave, aq shumë postova sa që ma bllokoi Instagrami dhe s’mund të postoja në 24 orë dhe ishte një pyetje lidhur me jetën private. Dhe mu qesh vet me vete sepse thash larg qoftë nëse ndodh diçka, krejt Kosova e merr vesh, kështu që mos u shqetësoni sepse asgjë s’ka ndodhur”, tha Kllokoqi – Rugova.
Stilistja e njohur, u shpreh se ka një përkrahje tejet të madhe nga bashkëshorti i saj, i cili njëherësh është lajmëtar i motit në Kosovë, në një prej kanaleve televizive.
Çifti janë të martuar prej vitesh dhe kanë dy fëmijë: Evën dhe Ariani.