Familja Muharremi në Medvegjë thotë se u sulmuan nga serbët, Lutfiu njofton OSBE-në dhe ambasadën shqiptare

by Nexhat

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginë, Nevzad Lutfiu, ka bërë të ditur se për sulmin ndaj familjes shqiptare Muharremi në Medvegjë, e ka lajmëruar ambasadën e Shqipërisë në Serbi dhe OSBE-në.

Klankosova.tv merr vesh se familja Muharremi ka deklaruar se sulmuesit janë serbë, transmeton klankosova.tv.

banner

Tutje Lutfiu, ka deklaruar se anëtarët e kësaj familje ndjehen të shqetësuar.

“Sot dy herë jam dëgjuar me pjesëtarët e familjes Muharremi nga Medvegja, që mbrëmë në drejtim të shtëpisë së tyre janë gjuajtur gurë dhe gjësende tjera”.

“Pjesëtarët e kësaj familjeje janë shumë të shqetësuar. E kam njoftuar ambasadën e Shqipërisë në Beograd dhe përfaqësuesit e OSBE lidhur me këtë sulm ndaj kësaj familjeje”, ka thënë Lutfiu.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy