Juventusi ndahen baraz me Atalantan

by Nexhat

Juventusi ka barazuar pa gola në udhëtim te Atalanta në kuadër të javës së shtatë në Serie A.

Ndeshja nisi më një ritëm të ngadaltë për të dyja skuadrat, që synonin të përfitonin nga ndonjë gabim.

Por, asnjëra nga ekipet nuk ia doli të rrezikonte portën kundërshtare seriozisht, duke shkuar në pushimin mes pjesëve me porta të paprekura.

Edhe 45 minutat e dytë patën një pamje të ngjashme, duke mos ia dalë të shënonin.

Përpjekjet e Zonjës së Vjetër u shtuan, mirëpo lojtarëve u mungonte konkretizimi para portës.

Kështu, dy skuadrat në fund morën nga një pikë, ndërsa në xhiron e radhës do të synojnë të rikthehen tek fitoret.

Pas javës së shtatë, Juventusi gjendet në vendin e katërt me 14 pikë, katër më pak se Interi dhe Milani, ndërsa në xhiron e tetë takohen me Torinon. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy