Kasami: Nuk do të votojmë për ndryshimet Kushtetuese, kërkojmë të hiqet 20%

by Nexhat

Lideri i Lëvizjes Besa në një intervistë të përjavshme për Radion Evropa e Lirë ka thënë se deputetët e partisë së tij nuk do të votojnë për ndryshimet e Kushtetutës deri në parakushtin e tyre për ndryshimin e formulimit, për 20% e gjuhës shqipe.

”Ne jemi pa mëdyshje për ndryshimet kushtetuese, sepse na e përshpejtojnë rrugën drejt BE-së. Por Qeveria tregoi edhe një herë se nuk është e interesuar të shtyjë përpara ndryshimet kushtetuese, sesa të jetë e interesuar të mbijetojë ditët e fundit dhe ta çojë mandatin deri në fund. Pse?

banner

Ne si lëvizje bëmë një kërkesë formale, por qëndrimi i përbashkët i opozitës shqiptare është që pjesa e ndryshimeve kushtetuese të përfshijë edhe ndryshimin e formulimit të gjuhës shqipe nga “gjuha e folur nga 20 për qind e qytetarëve” në formulimi “gjuha shqipe”. Qeveria nuk ndjen as përgjegjësinë më të vogël për ta futur në procedurë pa pasur detyrimin në Kuvend për të siguruar votat tona. Për sa kohë që qeveria nuk tregon interes për të dëgjuar zërin tonë, ne nuk do të votojmë ndryshimet kushtetuese. Qëndrimi ynë është i qartë, tha Kasami.

Kasami në intervistë thotë se koalicion parazgjedhor me VMRO-DPMNE-në nuk është i mundur, ai shton se opozita shqiptare po bashkohet dhe po hap dyert për partitë që do të kundërshtojnë BDI-në.

Lideri i Besës për zgjedhjet e ardhshme presidenciale shpall kandidatin e përbashkët të frontit opozitar. /KlanMacedonia/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy