Osmani për sulmin në veri: Provat që e lidhin me Serbinë, të pakundërshtueshme, ka dorë edhe Putini

by Nexhat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani thotë se ka prova të pakundërshtueshme që e lidhin Serbinë aktin terrorist të para një jave në Banjskë të Zveçaqnit dhe se ata që e kryen s’ishin “vetëm një tufë qytetarësh”.

Ajo ndau në “X” një pjesë nga intervista e saj dhënë për televizionin britanik “4 Channel”, ku tha se Serbia “duhet të paguajë një çmim për këtë”,

banner

“Ka prova të pakundërshtueshme që e lidhin Serbinë me aktin terrorist kundër Kosovës – nga trajnimi i terroristëve me ushtrinë serbe e deri te përdorimi i armëve të shkallës ushtarake të prodhimit serb. Serbia duhet të mbajë përgjegjësi dhe të marrë një mesazh të qartë se agresioni ka pasoja”, shkroi Osmani mbi video.

Ajo i tha televizionit britanik se po bëjnë presion që bashkësia ndërkombëtare ta sanksionojë Serbinë. Osmani kërkoi që SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar dhe shtetet anëtare të Bashkimit Europian ta bëjnë këtë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy