Parashikimi i motit për javën e parë të tetorit

by Nexhat

Në javën e parë të tetorit, moti pritet të jetë stabil. Mëngjeset pritet të jenë të freskëta, gjatë ditës temperatura deri në 26 celcius në ditën e mërkurë.

1.10.2023 – Mot stabil, në përgjithësi parashihet për javën e parë të tetorit.  Do të ketë më shumë intervale me diell.  Mëngjeset e freskëta me temperatura minimale që zbresin edhe në 7C, derisa gjatë ditës do të mbetet ngrohtë, me maksimale deri në 26C ditën e mërkurë.

Të enjten afrimi i një fronti të dobësuar mund të jap gjasa për ndonjë rigë shiu orëve të pasdites dhe mbrëmjes, mirëpo nga e premta sërish priten kthjellime e intervale të gjata me diell.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira.  Kohëpaskohe do të ketë rritje të koncentrimeve të grimcave të materies, që shtynë vlerat e çastit të indeksit të kalojnë në mesatare apo të dobëta

2.10 – Paradite vransira.  Pasdite intervale me diell.

3.10 – Kryesisht me diell.

4.10 – Më ngrohtë gjatë ditës.  Kryesisht me diell.  Në mbrëmje vransira kalimtare.

5.10 – Pjesërisht vranët, me mundësi për riga lokale shiu orëve të pasdites dhe në mbrëmje.

6.10 – Kryesisht me diell.

Era frynë mesatare nga veriu ditën e hënë, 5-11m/s, e nga e marta drejtimesh të ndryshme e lehtë dhe mesatare 2-8m/s.

Shtypja atmosferike lëkundet në vlera shumë më të larta nga normalet.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy