Për çka do të shfrytëzohet vila e Radoiçiqit, Sveçla tregon idenë që po e diskutojnë në Qeveri

by Nexhat

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se ka kërkuar që vila e Milan Radoiçiqit, organizatorit të grupit terrorist që e sulmoi Kosovën para një jave, të shndërrohet në stacion të Policisë për njësitin e barkave.

Sveçla tha në një konferencë për media se vila e Radoiçiqit në skaj të liqenit të Ujmanit është e ndërtuar në tokën e Agjencisë Pyjore të Kosovës.

“Kompleksi superluksoz i Milan Radoiçiqit është i ndërtuar në tokën e Agjencisë Pyjore të Kosovës. Po ashtu ‘bypass’i i tunelit në afërsi është i uzurpuar nga ky kompleks, nga Milan Radoiçiq. Ky ‘bypass është infrastrukturë kritike”, tha Sveçla.

Sveçla tha se po e diskuton me me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci që kjo pronë t’i kalohet Ministrisë së Punëve të Brendshme “dhe pastaj të shfrytëzohet nga Policia e Kosovës për stacion për njësitin e barkave në Departamentin e Kufirit”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy