Plani për aneksimin e veriut, Hoxha: Kemi dokumente, parashiheshin sulme nga 37 pozicione dhe rezistencë të armatosur

by Nexhat

Drejti i Policisë, Gazmend Hoxha tha se grupi terrorist kishte për qëllim aneksimin e pjesës veriore të Kosovës.

Hoxha në një konferencë për media bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se posedojnë dokumente të cilat e dëshmojnë këtë plan, por që tani s’mund t’i bëjnë publike,

“Kanë pasur jo vetëm për qëllim marrjen e fshatit Basnjskë dhe sulmin ndaj Policisë apo s’ka qenë plan vrasja e policit por plane tjera. Plani i tillë ka qenë një plan total i aneksimit të veriut të Kosovës”, tha ai.

Sipas Hoxhës, plani parashihte sulme nga 37 pozicione në veri të vendit.

“Në dokumentet që ne i kemi në dorë, por të cilat tani për tani nuk mund t’i ndajë me ju, ka një plan për aneksim total të pjesës veriore, të paraparë në fazën fillestare me 37 pozicione, nga ku do të sulmoheshin njësitet tona policore jo vetëm në Banjskë, jo vetëm në Zveçan, por në gjithë pjesën veriore të Kosovës. Pastaj, krijimi i korridorit të lirë për Serbinë de furnizimet tjera me njerëz, materiale dhe furnizimet tjera të nevojshme për rezistencë të armatosur dhe për krijimin e një realiteti të ri në këtë vend”, tha ai.

Drejtori i Policisë tha se “u dëshmua që betejat dhe luftërat nuk i fitojnë ata që kanë armatim, por betejat i fitojnë ata që kanë kauzë të drejtë dhe që kanë zemër”. “E ata kanë qenë Policia e Kosovës dhe shteti jonë”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy