Sekretari britanik për dërgimin e trupave: Do ta ruajnë paqen në Kosovë, do ta bëjnë krenare Mbretërinë e Bashkuar

by Nexhat

”Unë e di që ushtarët tanë në Kosovë do të na bëjnë krenarë”, ka thënë Rt Hon Grant Shapps, sekretar i mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar.

Në fjalimin e tij, ai tha se 400 burra shërbyes do t’iu bashkohen forcave paqëruajtëse në Kosovë.

banner

Ky shtim i trupave ndërkombëtare në Kosovë vjen pas sulmit terrorist në veri të Kosovës më 24 shtator, ku mbeti i vrarë polici, Afrim Bunjaku.

Pas asaj ngjarjeje, sekretari britanik i mbrojtjes tha se ka pasur kërkesë urgjente të NATO’s për shtimin e forcave.

”Pas një kërkese urgjente të NATO-s, kam autorizuar aktivizimin e një batalioni të ushtarëve britanikë për të ruajtur paqen në Kosovë”.

“Në ditët në vijim, qindra burra dhe gra do të vendosen për të garantuar sigurinë dhe lirinë e të gjithëve në Kosovë dhe e di që do ta bëjnë Mbretërinë e Bashkuar krenare”, ka thënë ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy