Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla beson se në veri ka më shumë se tre terroristë të vrarë.
Sveçla tha se zyrtarisht janë tre dhe se do të njoftojnë nëse do të gjenden edhe trupa tjerë.
“Aksioni po vazhdon, në momentin kur do të gjenden trupat tjerë, apo në momentin kur do të kemi dëshmi patjetër që do të njoftojmë”, tha ministri në konferencën e përbashkët për media me drejtorin e Policisë së Kosovës.
“Edhe vet presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka folur për katër të vrarë. Informatat nga inteligjenca flasin për më shumë, por çdo moment që kemi dëshmi, do t’i publikojmë”, tha Sveçla.
Deri tani janë tre trupa të terroristëve të vrarë, të cilët janë ekzaminuar dhe u janë dorëzuar familjarëve.
Sveçla tha se në këtë akt terrorist morën pjesë mbi 90 persona