Granada ka arritur të rikthehet në lojë pas disavantazhit prej 3-0 në sfidën ndaj Almerias duke barazuar shifrat në 3-3.
Në këtë rikthim të rezultatit, shenja ka lënë edhe Myrto Uzuni.
Po luhej minuta e 86-të e sfidës kur Uzuni shfyrtëzon një asistim nga Lucas Boye dhe shënon golin e tretë dhe të barazimit për ekipin e tij.
Goal, Myrto Uzuni scores, Granada have come back from three goals down at halftime to equalise! (3-3)pic.twitter.com/mxgvwJTlfC
— Prince (@Prin__ceee) October 1, 2023
Ky ishte goli i tretë në elitën e futbollit spanjoll për Uzunin, teksa serinë pozitive të golave do synojë ta vazhdoj edhe xhiron e ardhshme që Granada e luan si vendas ndaj Barcelonës.