Ballkani paralajmëron tifozët e Dinamo Zagrebit

by Merita

Në xhiron e dytë të Ligës së Konferencës, Ballkani do të perballet me Dinamo Zagrebin. Ndeshja do të zhvillohet të enjten e ardhshme, duke filluar nga ora 18:45.

Në lidhje me këtë takim, kampioni i Kosovës ka lëshuar një komunikatë në lidhje me tifozët e Dinamos, të cilëve UEFA ua ka ndaluar ndeshjet në udhëtim.

banner

Ata u kanë bërë thirrje tifozëve kroatë që të mos marrin rrugë për Prishtinë, pasi pas identifikimit, do t’u mohohet hyrja në stadium, kurse mjetet e biletës nuk do t’iu rimbursohen.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar futbolldashës,

Ju njoftojmë se biletat e ndeshjes së Konferencës së Evropës, ndërmjet Ballkanit dhe Dinamo Zagrebit janë të personalizuara. Në çdo hyrje të stadiumit, do të ketë kontrolle të rregullta ku verifikohet bileta.

Po ashtu me vendim të UEFA-s, për këtë ballafaqim, prania e tifozerisë mysafire është e ndaluar.

Në stadiumin “Fadil Vokrri”, funksionon sistemi digjital, andaj do të bëhet kontrolli i poseduesve të biletave.

Meqenese prania e tifozëve të Dinamo Zagrebit është e ndaluar, me seriozitet rekomandojmë që të mos marrin rrugën për Prishtinë, pasi që pas identifikimit në hyrjet e stadiumit, do t’u mohet hyrja, kurse mjetet e biletës nuk do t’iu rimbrusohen.

Duke shpresuar në mirëkuptimin e të gjithëve, urojmë që çdo gjë të jetë korrekte dhe ndeshja e dytë e grupit C të UECL-së, ndërmjet Ballkanit dhe Dinamo Zagrebit të kalojë në rrethana festive futbollistike, mes kampionëve të dy shteteve mike.

Me respekt,

Fc Ballkani

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy