E konfirmon FIBA, Peja do të marrë pjesë në Europe Cup

by Nexhat

FIBA e ka konfirmuar pjesëmarrjen e klubit të basketbollit Peja në FIBA Europe Cup.

Kampionia kosovare do të nisë gjithçka nga faza e grupeve, respektivisht nga Grupi H, ku do të jetë pjesë së bashku me ekipet Niners Chemnitz nga Gjermania, Spojnia Stargard nga Polonia dhe Heroes Den Bosch nga Holanda.

Peja nuk arriti të kualifikohej tutje në Ligën e Kampionëve dhe tash do t’i vazhdojë garat në Europa Cup,

Verdhezinjtë do ta zhvillojë ndeshjen e parë në këtë kompeticion më 18 tetor kundër gjermanëve të Niners Chemnitz.

Kjo do të jetë hera e dytë për pejanët që do të marrin pjesë në FIBA Europe Cup. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy