Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka nisur mëngjesin e së hënës me një shkrim në patformën “X”, sa i përket sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
Sipas Kurtit, ky sulm ishte pjesë e një plani më të madh për të aneksuar veriun e Kosovës, përmes një sulmi të koordinuar nga 37 pozicione të ndryshme, gjë që e ka konfirmuar edhe policia.
Kjo do të pasonte me krijimin e një korridori për në Serbi, i cili do ta mundësonte furnizimin me armë dhe trupa, ka shtuar Kurti.
“Bazuar në dokumentacionin e konfiskuar, Policia e Kosovës ka konfirmuar se sulmi terrorist ishte pjesë e një plani më të madh për të aneksuar veriun e Kosovës përmes një sulmi të koordinuar nga 37 pozicione të ndryshme. Do të pasonte krijimi i një korridori për në Serbi, për të mundësuar furnizimin me armë dhe trupa”, ka shkruar Kurti.