Olluri tregon se si njerëzit e Radojçiqit rrahën brutalisht inspektorin shqiptar

by Nexhat

Gazetari Parim Olluri tregoi në “Pressing” në T7 se si njerëz të afërm me Radojçiqin rrahën inspektorin shqiptar për shkak të gjobës që ky ia ka dhënë një kompanie.

Gazetari Olluri tha se inspektori Nexhat Fazliu është rrahur brutalisht dhe lënda ndaj tij nuk është zgjidhur akoma nga gjykatat e vendit.

banner

 “Një rast konkret e përmendim është një inspektor i punës që ka gjobitë kompaninë RAD, që prapa saj qëndron Radojçiqi dhe në të njëjtën kohë e ka gjobitë një kompani tjetër që është pronë e një shqiptari, i cili ka afërsi të madhe me Radojçiqin, ky inspektori është rrah brutalisht, ka qëndru me javë në spital. Ky inspektor e ka emrin Nexhat Fazliu dhe në familjen e tij janë tre dëshmorë të luftës dhe prej kohës kur ky njeri është rrah brutalisht, nuk është marrë asnjë vendim ndaj sulmuesve të tij nga gjykatat e Kosovës. Nexhati kërkon t’i zgjidhet lënda, besohet se njerëz të afërm me Radojçiqin e kanë rrahur brutalisht për shkak të gjobave që ky i ka shpërnda”, tha Olluri në Pressing,

Gazetari Olluri tha se Radojçiq ka afërsi edhe me politikën në Prishtinë, dhe jo vetëm në Mitrovicë.

“Biznesi në Prishtinë dhe politika në Prishtinë kanë pas afërsi të madhe me Milan Radojçiq, ai ka pas njerëz të afërt edhe të fushës së biznesit jo vetëm të ndërtimit në Mitrovicë të Veriut andej, por edhe njerëz në Prishtinë”, tha Olluri.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy