Mbrojtësi portugez Pepe është në telashe të mëdha pasi mund të dënohet për disa ndeshje edhe pse nuk është ndëshkuar me karton të kuq.
Sipas Record , Pepe po përballet me një pezullim të mundshëm me katër ndeshje pasi ai ndau një postim të diskutueshëm në rrjet sociale pas derbit Benfica – Porto.
40-vjeçari, i cili ka mbetur jashtë fushës për shkak të një lëndimi, duket se ka shprehur zhgënjimin e tij me vendimet e gjyqtarit gjatë ndeshjes.
Në tweet-in e tij, ai përdori një tendë cirku dhe pesë emoji-klloun, një deklaratë e qartë e mosmarrëveshjes së tij me vendimin e gjyqtarit Joao Pinheiro për të përjashtuar Fabio Cardoso vetëm nëntëmbëdhjetë minuta pas lojës.
E tani duke postuar këtë foto, mbrojtësi veteran rrezikon të dënohet shumë nga Federata Portugeze e Futbollit.
Gazeta portugeze ‘Record’ ka raportuar se gjatë 48 orëve të ardhshme do të merret një vendim për dënimin e ish-mbrojtësit të Real Madridit.