Rreth 4 milionë euro shpenzime për ekskursion në Shqipëri

by Nexhat

Rreth 4 milionë euro pritet të harxhojnë prindërit kosovarë për t`i dërguar maturantët për shëtitje joobligative në Shqipëri. Me një përllogaritje të thjeshtë me numrin e maturantëve të vitit të kaluar dhe çmimit prej 130 eurosh për një nxënës, si dhe minimumi nga 50 euro të tjera që duhet të marrin me vete, atëherë kostoja është relativisht e lartë për një udhëtim, nga i cili përveç tjerash, humbin edhe pesë ditë mësim.

Prandaj, nëse një shkollë e mesme ka 8 klasë, e ku mesatarisht secila ka nga 32 nxënës, atëherë rezulton se numri i përgjithshëm i maturantëve të asaj shkolle është 256 persona. Nëse secili prej tyre paguan nga 130 euro, atëherë vetëm nga një shkollë mblidhen 33 mijë e 280 euro.

banner

Në rast se secili prej 256 nxënësve ka mesatarisht edhe nga 50 euro para të gatshme me vete, kësaj shifra 12 mijë e 800 euro i shtohet shifrës së mësipërme.

Kështu, në total maturantët e tetë klasave të një shkolle të mesme në Kosovë për udhëtim joobligues në Shqipëri, do të shpenzonin 46 mijë e 80 euro.

Bazuar në të dhënat e Ministrisë së Arsimit, në Kosovë janë 121 shkolla të mesme të larta. Prej tyre, këtë vit, vetëm në klasën e 12-të, janë 21 mijë e 547 nxënës.

Sidoqoftë, nëse përllogaritjet se shuma që duhet paguar një maturant për ekskursion pesëditor në Shqipëri është 130 euro, atëherë rezulton se kostoja e përgjithshme e kësaj shëtitjeje në nivel vendi është 2 milionë e 801 mijë e 110 euro.

Nëse kësaj shifre i shtohen mesatarisht edhe nga 50 euro që secili nxënës mund t’i ketë me vete në xhep, atëherë rezulton se maturantët do të shpenzonin edhe 1 milion e 77 mijë e 350 euro shtesë.

Kështu, në total, për një udhëtim pesëditor joobligativ në Shqipëri, maturantët kosovarë do të shpenzonin 3 milionë e 887 mijë e 460 euro./RTK

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy