Shqetësime para ndeshjes Napoli-Real Madrid në Ligën e Kampionëve: Tërmet në afërsi të stadiumit “Diego Armando Maradona”

by Nexhat

Një tërmet është regjistruar sot (e hënë) në orët e mbrëmjes në qytetin e Napolit, aty ku nesër do të zhvillohet ndeshja mes Napolit dhe Real Madridit e vlefshme për grupin C.

Informacionin për tërmetin e dha mediumi spanjoll Cadena Cope, të cilët raportuan se tërmeti zgjati vetëm 4 sekonda dhe u dëgjua shumë afër stadiumit “Diego Armando Maradona”.

banner

Ditëve të fundit në Itali ishte raportuar rreth rrezikut të mundshëm të shpërthimit të disa vullkaneve.

Napoli ndan pozitën e parë në grupin C së bashku me Real Madridin pasi që të dy ekipet kanë shënuar fitore në ndeshjen e parë.

Të besuarit e Rudi Garcias mposhtën Bragan në udhëtim 2-1, ndërsa Los Blancos triumfuan ndaj Union Berlinit me rezultat 1-0.

Kjo ndeshje do të jetë e rëndësisë së veçantë për trajnerin e Real Madridit, Carlo Ancelotti, i cili ka qenë më herët në krye të klubit italian më saktësisht në vitin 2018.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy