Punëtorët në Austri, nisën të hënën punën e rimodelimit të shtëpisë në të cilën lindi, Adolf Hitler.
Kjo meqë Ministria e Brendshme austriake po planifikon ta kthejë atë në një stacion policie.
Disa njerëz, duke përfshirë edhe historianin vendas Florian Kotanko, e kundërshtojnë tjetërsimin e këtij objekti historik.
Ndërtesa relativisht modeste është marrë me qira nga Ministria e Brendshme e Austrisë që nga viti 1972 për të parandaluar keqpërdorimin e saj dhe është dhënë me qira për organizata të ndryshme bamirëse.
Ajo mbeti bosh pasi një qendër kujdesi për të rriturit me aftësi të kufizuara u shpërngul gjatë vitit 2011.