“Situatë e mërzitshme”, kryetari i Zubin Potokut flet për gjendjen në këtë komunë

by Nexhat

Nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit tashmë janë bërë një javë dhe akoma hetimet janë duke vazhduar.

Lajmi.net ka zhvilluar një intervistë me kryetarin e Zubin Potokut, Izmir Zeqirin komunë kjo me shumicë serbe.

Ai ka thënë se gjendja në këtë komunë është e qetë, e që sipas tij është edhe “situatë e mërzitshme” po aq e qetë që është.

Zhvillimet e fundit janë ato që i keni parë, ka qenë një gjendje shumë e tensionuar, një nga efektivët e Kosovës fatkeqësisht është vrarë, gjendja është akoma e tensionuara. Ato grupe kriminale, terroriste nuk është e thënë se janë të zhdukura mirëpo është një qetësi, është qetësi e mërzitshme”, u shpreh Zeqiri

Komunat e veriut të Kosovës aktualisht udhëhiqen nga kryetar shqiptarë pasi serbët dolën në numër shumë të vogël në zgjedhje.

Kërkesa e bashkësisë ndërkombëtare ka qenë që ata të dorëhiqen dhe tu hapet rrugë zgjedhjve të reja lokale, mirëpo Qeveria e Kosovës, ka përgaditur një Udhëzim Administrativ përmes të cilit mundësohet që përmes peticionit ata të shkarkohen ngaqytetarët e këtyre komunave.

I pyetur nëse do të kandidoj edhe për një mandat për të parin e Zubin Potokut, kryetari Izmir Zeqiri, u shpreh se aktualisht nuk ka kushte për mbajtjen e tyre dhe mbetet të shihet muajve në vijim.

Në bazë të asaj cfarë po e shohim puna e zgjedhjeve njëherë për njëherë nuk ka ndonjë parakusht që ato të mbahen mirëpo do të shohim në muajt në vijim”, ka thënë Zeqiri.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy