Përmes rrjetit social “X”, ka thënë se Gjermania duhet të prijë me dërgimin e trupave shtesë.
“Gjermania duhet të vendosë më shumë trupa për të siguruar paqen dhe për të mbrojtur të gjithë në Kosovë, ku KFOR-i i udhëhequr nga NATO-ja mbetet jetik”, ka shkruar Von Cramon në platformën “X”.
Ndërsa vendimin e Britanisë së Madhe për të vendosur 200 trupa në Kosovë, Von Cramon e cilësoi si të rëndësishëm.
“Vendim i rëndësishëm është ai i Britanisë së Madhe për të vendosur 200 trupa ushtarakë për të përforcuar NATO-n dhe KFOR-in në terren”, ka shkruar eurodeputetja Von Cramon.
Important decision to deploy 200 UK 🇬🇧 combat troops to reinforce @NATO_KFOR on the ground.
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺 (@ViolavonCramon) October 2, 2023
🇩🇪 should lead in deploying more troops to ensure peace, deter and protect everyone in 🇽🇰, whereby @NATO led #KFOR remains vital. https://t.co/5ByPNDaYel