Aktori Florjan Binaj: Nënat, motrat dhe vajzat tona janë në rrezik, institucionet të marrin masat

by Merita

Para disa ditësh, Ervin Karamuço, ekspert i kriminalistikës shqiptare tronditi opinionin me një deklaratë të fortë ku konfirmoi se nga zbërthimi i telefonit të një personi në kërkim, kanë dalë dy video intime ku protagoniste janë dy vajza shumë të famshme të showbiz-it shqiptar.

Në lidhje me këtë çështje pati shumë reagime, madje edhe nga vetë Luana Vjollca e cila u aludua se ishte një nga vajzat në video. Me prova (duke treguar se nuk kishte tatuazh) ajo hodhi poshtë çdo thashethem.

banner

Së fundmi diçka për të thënë ka edhe Florjan Binaj, i cili e ka shtrirë këtë çështje në një prizëm tjetër. Me këtë rast aktori vuri në dukje se sa e lehtë është të montohet një video dhe sa në rrezik janë figura e shumë vajzave apo edhe nënave tona.

Flori tha se kjo duhet të jetë një këmbanë alarmi për të ardhmen e të gjithëve në këtë vend.

Më tej ai kërkon që shteti të miratojë një ligj, i cili detyron që videot e krijuara nga inteligjenca artificiale të kenë një shenjë dalluese dhe keqpërdorimi i kësaj teknologjie të dënohet me ligj.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy