Ben Chilwell me shumë mundësi do të jetë jashtë fushave për të paktën tetë javë pas një lëndimi muskulor në ndeshjen që Chelsea e ka zhvilluar ndaj Brighton javën e kaluar në “Carabao Cup”.
Fillimisht ishte raportuar se anglezi do të jetë jashtë fushave për katër javë, por tani siç duket lëndimi i tij ishte më serioz se sa ishte paramenduar më parë dhe për këtë arsye ai do të mbetet jashtë fushave për dy muaj.
Lëndimi i reprezentuesit anglez vjen si një goditje e madhe për Blutë e Londrës të cilët tashmë po vuajnë mungesën e disa lojtarëve për këtë arsye.
Lojtarët si Christopher Nkunku, Reece James, Romeo Lavia dhe Wesley Fofana që të gjithë tash e sa kohë nuk janë në dispozicion të trajnerit Mauricio Pochettino.
Në mungesë të Chilëell, Pochettino ka gjetur mbështetje tek Marc Cucurella për pozitën e mbrojtësit të majtë dhe deri më tash spanjolli ka pasur paraqitje mjaft pozitive.
Chelsea momentalisht e gjen veten në pozitën e 11-të në Ligën Premier me tetë pikë të grumbulluara, ndërsa xhiron e ardhshme luan në udhëtim ndaj Burnleyt.