Caktohet data e seancës së parë të gjyqit ndaj Fredi Belerit

by Nexhat

Gjykata e Posaçme në Shqipëri (SPAK) ka caktuar datën 12 tetor për mbajtjen e seancës së parë të gjyqit ndaj Alfred Belerit.

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës do të ulet në tavolinën e të pandehurve, si i akuzuar nga SPAK për “korrupsion në zgjedhje”.

banner

Më 14 shtator, Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, vendosi të kalojë për gjykim çështjen e Belerit, i arrestuar me akuzën e Korrupsionit aktiv në zgjedhje.

Beleri u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit. Sipas prokurorisë, ai ka ofruar para në këmbim të votave në favor të tij.

Arrestimi i Belerit ka shkaktuar përplasje diplomatike me Greqinë, e cila ka kërcënuar Shqipërinë në lidhje me integrimin e vendit në BE. Kundër arrestimit të tij, janë zhvilluar edhe protesta në Himarë nga mbështetës dhe simpatizantë të tij.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy