Gazetari Albi Xhunga tha në “Now me Erla Mëhillin” se edhe 1 mijë Adem Jasharë po të ishin, Kosova do të ishte territor i Serbisë.
Sipas tij pavarësia e Kosovës nuk është falë trimërisë heroike të UÇK-së, por falë idiotësisë serbe.
“Sikur Millosheviçi të mos kishte ushtruar gjenocid në Kosovë, Kosova edhe për 1 mijë vjetët e ardhshme do të ishte një territor serb, edhe sikur të kishte 1 mijë Adem Jasharë dhe 1 mijë Hashim Thaçë. Ish-Jugosllavia përbëhej nga republika të cilat ishin të barabarta të gjitha. Luftën në ish-Jugosllavi nuk e shkaktoi ndarja e ish-republikave. Domethënë u shkëput Sllovenia, pothuajse pa luftë, u shkëput Kroacia dhe atëherë serbët thanë meqë ju po shkëputeni dhe keni të drejtë të shkëputeni atëherë dhe ata serbët që gjenden në Kroaci kanë të drejtë të shkëputen,” – u shpreh Xhunga