Eurodeputeti sllovak, Vladimír Bilčík, i cili është edhe raportues për Serbinë në PE ka fajësuar kryeministrin Albin Kurti për ngecje të bisedimeve në Bruksel.
A këtë e tha në një intervistë telefonike këtë mëngjes për The Guardian, para se Parlamenti Europian do të debatojë sot për situatën në Kosovë dhe Serbi.
“Fatkeqësisht me ardhjen e Albin Kurtit në pushtet [në Kosovë] negociatat me të vërtetë kanë ngecur dhe nuk kanë lëvizur në drejtim të gjetjes së një zgjidhjeje – dhe këtë po e them si dikush që është shumë i hapur në kritika ndaj palës serbe”.
Ai tha se është në përgjegjësinë e të dyja palëve që të kthehen në dialogun e lehtësuar të BE-së.
“Unë mendoj se të dyja palët kanë përgjegjësi të madhe për t’u siguruar që ne t’i rikthehemi dialogut sa më shpejt të jetë e mundur”.
“Të shtënat e fundit vdekjeprurëse në Kosovën veriore janë absolutisht të neveritshme dhe të papranueshme – dhe kjo është me të vërtetë një situatë jashtëzakonisht e rrezikshme që tregon se gjërat vërtet mund të dalin jashtë kontrollit. Dhe është e rëndësishme që të ndodhë de-përshkallëzimi, që të ketë një hetim të plotë”, tha Bilčík.