Galatasaray ka bërë befasinë duke mposhtur Manchester Unitedin në shtëpi me rezultat 3-2, sfidë kjo e vlefshme për grupin A.
Golin e parë në këtë sfidë e shënoi Rasmus Hojlund në minutën e 17-të pas një asistimi perfekt nga Marcus Rashford ku danezi shënoi me kokë në portën e zbrazur. (1-0)
Reagimi i mysafirëve nuk vonoi shumë dhe vetëm katër minuta më vonë, më saktësisht në minutën e 21-të barazuan shifrat përmes Ëilfried Zahas. (1-1)
Pak minuta pa përfunduar pjesa e parë vendasit kërkuan një penallti pasi Diogo Dalot u rrëzua brenda zonës por gjyqtari nuk mendoi njejtë dhe ndeshja vazhdoi.
Me rezultat të barabartë u mbyll edhe pjesa e parë. (1-1)
Golin e avantazhit për Djajtë e Kuq e shënoi përsëri autori i njëjtë ,Rasmus Hojlund, në minutën e 67-të, ku mjeshtërisht mposhti portierin Muslera duke mos i lënë asnjë mundësi. (2-1)
Gëzimi i vendasve zgjati vetëm disa minuta pasi ekipi turk barazoi shifrat në minutën e 71-të përmes Kerem Akturkoglu i cili u asistua nga Baris Yilmaz. (2-2)
Në minutën e 77-të Casemiro mori kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga fusha e lojës.
Mysafirët humbën mundësinë e artë për të kaluar në avantazh, kur në minutën e 78-të Mauro Icardi e humni penalltinë.
Argjentinasi përmirësoi gabimin e bërë vetëm disa minuta më vonë, duke realizuar në minutën e 81-të për 3-2 pasi shfyrtëzoi një dalje jo të mirë të portierit Onana.
Deri në fund rezultati mbeti i pandryshuar dhe Galatasaray mori një fitore të madhe në udhëtim ndaj Manchester United.
Pas kësaj humbje Manchester United e gjen veten në pozitën e fundit në grupin A me asnjë pikë të fituar, duke rrezikuar kështu seriozisht kalimin në fazën tjetër.