Hill: Tërheqja e trupave e arrestimi i Radoiçiq hap i mirë, duhet zgjidhje politike

by Nexhat

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se “tërheqja e trupave serbe nga kufiri me Kosovën dhe arrestimi i Milan Radoiçiqit është një hap i mirë”. Hill në intervistë për “Tanjugun” ka thënë se është në interesin e Washingtonit që të gjejë një zgjidhje politike për situatën në Kosovë.

“Nuk ka dyshim se ka pasur një tërheqje të një pjese më të vogël të trupave dhe se në këtë kuptim gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur. Mund të them gjithashtu se kemi konfirmim për uljen e numrit të trupave. Problemi këtu nuk është ushtarak, por në fakt politik”, tha Hill në një intervistë për Tanjug.

banner

Ai shtoi se prezenca e shtuar e trupave përgjatë vijës kufitare me Kosovën shkakton shqetësim dhe se SHBA-të i kanë kërkuar lidershipit serb tërheqjen e trupave.

“Jemi shumë të kënaqur që mund të themi se ka ndodhur”, tha ambasadori amerikan.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy