Hyseni: Qeveria u zu në huti, aksioni në Banjskë pati sukses sepse u koordinua me SHBA-të

by Nexhat

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, tha se aksioni i Policisë së Kosovës në Basnjskë të Zveçanit ishte i suksesshëm për shkak se ishte i koordinuar me SHBA-në.

Hyseni tha se çdo gjë ka qenë e koordinuar me Bashkësinë Ndërkombëtare dhe sipas tij, Qeveria ishte zënë në huti.

banner

“Aksioni nuk do të dilte i suksesshëm po të mos ishte plotësisht i koordinuar me Bashkësinë Ndërkombëtare, në rend të parë me SHBA-në. Çdo gjë ka qenë e koordinuar nga momenti i parë, se është zënë në huti Qeveria e Kosovës dhe institucionet e rendit të Kosovës më së miri flet ndryshimi i percepsioneve vendosja e fakteve të reja në tavolinë. Unë kam thënë se aty kanë qenë 100 anëtarë të atij grupi, ndonëse gjatë gjithë javës është manipuluar prej 30, tash po thuhet mbi 90-të”, tha ai në Pressing,

“Insitucionet e Kosovës e kanë marrë vesh në momentin që kanë fillu koordinimin me Bashkësinë Ndërkombëtare”, tha ai.

Sipas tij, sulmi terrorist ka ”pas për qëllim rrënimin e komplet sisitemit të Kosovës, por është shpëtu me kohë dhe është reaguar me kohë”, tha ai.

“Qëllimi ishte të destabilizohej Kosova”, tha ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy