Proces verbali i seancës së sotme të Kuvendit Komunal të Pejës është transkriptuar me inteligjencë artificiale, metodë kjo e papërdorur më herët nga institucionet vendore.
Në këtë seancë është miratuar buxheti komunal i vitit 2024.
“Përmes Shqip.ai, arritëm të transkriptojmë 230 minuta të diskutimeve te pikave të rendit të ditës e edhe miratimit të buxhetit për vitin 2024 në Kuvendin Komunal të Pejës në vetëm 20 minuta, duke mbuluar një saktësi prej mbi 95%”, ka njoftuar Komuna e Pejës.
Tutje në postimin në facebook thuhet se e ardhmja po shkon drejt një bote digjitale dhe se kjo duhet të ndërlidhet me potencialin e tregut lokal.