69
Inteligjenca Artificiale dhe përparimi i saj po bëhet vërtet i frikshëm. Tashmë është mundësia të klonohet zëri dhe figura e njeriut, artificialisht dhe më pas të flasë, të bëjë deklarata. Të bëjë edhe reklama.
Ky eshte rasti i Tom Hanks. Aktori e ka postuar një foto nga videoja ku shkruan se një reklamë e tillë, që promovon një shërbim dentar nuk ka asnjë lidhje me të.
Edhe ditët e fundit në Shqipëri po flitet shumë rreth risisë së Inteligjencës Artificiale. Jo më larg se dje, lajmet në Euronews Albania u dhanë nga një spikere e krijuar e gjitha në kompjuter, por që dukej tërësisht reale.