Joseph: Përderisa Evropa është e ndarë për Kosovën kjo Serbisë i konvenon

by Nexhat

”Serbisë i konvenon fakti që Evropa është e ndarë për Kosovën”, ka thënë Edward Joseph, ish-zëvendësshefi i misionit të OSBE-së në Kosovë.

Përmes një reagimi në Twitter ka thënë se vetëm Beogradi mund ta bëjë marrëveshjen të pamundur.

banner

“Po, Prishtina mund ta bëjë marrëveshjen më të vështirë dhe t’i zemërojë serbët e Kosovës, por vetëm Beogradi mund ta bëjë marrëveshjen të pamundur. Pse? Sepse përderisa Evropa është e ndarë për Kosovën, Serbia ka avantazhin. Dhe nuk ka asnjë nxitje për t’u vendosur – dhe çdo nxitje për të ndjekur qëllimin e vërtetë … atë të ekspozuar në Banjska”, ka shkruar ai.

Po ashtu ai ka pasur kritika edhe për Richard Grenell, ish-emisarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi gjatë administratës Trump.

Për të Joseph thotë se në vend që ta zgjidhte problem përfundoi në qorrsokakun e Beogradit.

“Në vend që të ‘zgjidhte’ ngecjen e Kosovës, diplomacia e Grenellit përfundoi në një tjetër qorrsokak të Beogradit”, ka thënë ai. 

https://twitter.com/edwardpjoseph/status/1709294698186022932?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1709294698186022932%7Ctwgr%5Ef1ae8da4e6a4dea5973e92421b732e0f9ec98446%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fjoseph-perderisa-evropa-eshte-e-ndare-per-kosoven-kjo-serbise-ikonvenon%2F

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy