Kombëtaret tjera më mirë mos të marrin pjesë – SHBA me një ekip brutal do të konkurrojë në Lojërat Olimpike në Paris

by Nexhat

LeBron James, Steph Curry, Kevin Durant, Devin Booker dhe shumë yje të tjerë të NBA kanë dhënë konfirmimin verbal se do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Parisi 2024.

Pas dështimit në Kampionatin Botëror, ku fituan vendin e katërt, amerikanët tashmë duan të formojnë një skuadër ëndrrash të re dhe të sulmojnë për medaljen olimpike.

banner

I fundit në seri që ka konfirmuar se do të luajë në Paris është Steph Curry, i cili theksoi se dëshiron patjetër të jetë anëtar i ekipit olimpik.

“Dua të luaj, kjo është një nga gjërat që nuk e kam bërë ende. Unë patjetër dua të jem atje. Dua të jem në atë ekip”, tha Steph, të cilit iu bashkua Kevin Durant.

“Do të luaj në Lojërat Olimpike vitin e ardhshëm”, tha Durant.

https://twitter.com/LSH_lakeshow/status/1708932335742394462?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1708932335742394462%7Ctwgr%5E50527c05f2024582d41b037e7672d9efa6ec4833%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fkombetaret-tjera-mire-mos-te-marrin-pjese-shba-nje-ekip-brutal-te-konkurroje-ne-lojerat-olimpike-ne-paris%2F

Tim Reynolds i Associated Press raportoi se gjithashtu Bam Adebayo, DeMar DeRozan, Devin Booker, Bradley Beal, Jaylen Brown, Donovan Mitchell, Khris Middleton, Julius Randle, Zach LaVine, Aaron Gordon, Kyle Kuzma, Zion Williamson, Kawhi Van Leonard, dhe Brook Lopez shprehën dëshirën e tyre për të luajtur në Lojërat Olimpike nëse zgjidheshin.

Përveç tyre, të njëjtin mendim ndajnë edhe Draymond Green dhe Kyrie Irving, ndërsa Jimmy Butler, Paul George dhe Anthony Davis ende nuk e kanë hedhur poshtë mundësinë për të luajtur në Lojërat Olimpike.

Ndërkohë MVP aktual i Ligës NBA, Joel Embiid. ende nuk ka vendosur se për kë do të luajë pasi ka mundësi të përfaqësojë SHBA-në dhe Francën. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy