Kurti u kërkon komuniteteve të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë: Duhet t’i planifikojmë investimet

by Nexhat

Kryeministri Albin Kurti, u ka bërë thirrje komuniteteve jo shumicë në Kosovë që të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë, që pritet të fillojë me 1 nëntor,

Në këtë mënyrë, Kurti ka thënë se Qeveria do të mund të bëjë më mirë planifikime se sa shkolla u duhen komuniteteve, sa kilometra rrugë e ku të investojë ne ekonomi.

Në një takim me zyrtarë komunalë për Komunitete dhe Kthim, ai ka përmendur edhe disa nga veprimet e Qeverisë për komunitetet.

“Qeveria më e mirë është ajo më afër popullit. Jemi mirënjohës që ju kemi si zyrtarë komunale për komunitete dhe kthim afër qytetarëve tanë. Prandaj e kemi organizuar ketë takim për herën e pestë që ju të keni mundësi t’i shprehni mendimet e juaja”.

“Kemi ndare 3 milionë euro për komunitetet jo shumicë. MAPL ka ndarë 1 milion euro për projekte infrastrukturore veçanërisht për komunitetet. Ministria e Mjedisit i ka identifikuar 29 projekte, 9 prej të cilave janë për komunitetet jo shumicë. Një e arritur tjetër është edhe njohja e gjuhës rome si gjuhë zyrtare në Prizren. Kemi edhe linjën e re të autobusëve nga Prishtina ne Kishnice dhe Graçanicë, linjë që u hap dje”.

“Prioritet u kemi dhënë edhe vizitave në terren.  Regjistrimi i popullsisë do të fillojë me 1 nëntor, është obligim i çdo qytetari por edhe në të mirën e çdo qytetari. Me informatat qe do të mbledhin nga regjistrimi do të kemi mundësi të planifikojmë për nevojat e komuniteteve a sa shkolla na duhen, sa kilometra rruge e ku të investojmë në ekonomi. Kam ardhur të dëgjoj prej juve, për juve, për vendin tonë”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy