Kurti uron Ditën Kombëtare të Gjermanisë, falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës

by Nexhat

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ishte i ftuar sot nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë në ceremoninë e shënimit të Ditës Kombëtare të Gjermanisë.

Në fjalën e tij të rastit, kryeministri tha se janë mbledhur për të festuar dhe nderuar një moment kyç jo vetëm për historinë gjermane, por edhe evropiane.

banner

“Ndarjes e krijuar nga hiri i Luftës së Dytë Botërore dhe të thelluar më tej nga Lufta e Ftohtë, iu dha fund nëpërmjet vendosmërisë së qytetarëve të zakonshëm, diplomacisë së shkëlqyer dhe shtet udhëheqjes së ndershme. Ajo që dikur luftohej me gjakderdhje dhe rrënim, tani është arritur me paqe, 33 vjet më parë pikërisht në këtë datë”, tha ai, njofton ZKM.

Republika e Kosovës dhe populli i saj, tha kryeministri Kurti, kanë qenë ndër përfituesit më me fat të përkushtimit të palëkundur të Gjermanisë për dinjitetin njerëzor, paqen dhe sigurinë. Në këmbim, shtoi më tej ai, ne jemi zotuar dhe kemi punuar pa u lodhur në praktikën e përditshme të ndërtimit, forcimit dhe mbështetjes së unitetit dhe demokracisë në këtë vend

“Bashkimit të Gjermanisë i ka paraprirë rënia e Murit të Berlinit dhe në Ballkan tani kemi Procesin e Berlinit, samiti i të cilit është më pak se dy javë në Tiranë. Ne besojmë shumë në këtë proces. Ai nuk është vetëm një çelës i vërtetë për të nxitur bashkëpunimin dhe zhvillimin në rajonin tonë, por mund të shërbejë si forca lëvizëse e integrimit të plotë në BE për të gjashtë shtetet e Ballkanin Perëndimor – duke shembur muret imagjinare, e për t’u bashkë dhe më të fortë”, tha ai.

Në emër të popullit të Republikës së Kosovës, Kryeministri falënderoi Gjermaninë për mbështetjen e saj të vazhdueshme në dekadat e fundit.

“Me mirënjohje për partneritetin tonë dhe me optimizëm për të ardhmen tonë evropiane, ju uroj Ditën e Ribashkimit”, përfundoi fjalën e tij kryeministri Kurti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy