Neymar shënon golin e parë me fanellën e Al-Hilal

by Nexhat

Sulmuesi brazilian, Neymar ka shënuar golin e tij të parë me fanellën e Al-Hilal që prej kur u bë pjesë e tyre në afatin kalimtar veror, duke ndjekur rrugën e shume yjeve të futbollit të cilët vendosën që karrierën ta vazhdojnë në Lindjen e Mesme.

Po zhvillohej minuta e 58-të e takimit mes Al-Hilal dhe Nassaji Mazandaran, kur Neymar pranoi një top mjaft të bukur nga Al-Dawsari për të mposhtur portierin kundërshtar me një goditje të fuqishme dhe për të dyfishuar epërsinë e sauditëve.

banner

Kujtojmë se kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të Ligës së Kampionëve Aziatike, ku Al-Hilal pas kësaj fitore (3-0) radhitet e para në grupin D me katër pikë të grumbulluara pas dy ndeshjesh të zhvilluara.

Ndeshja e radhës për Al-Hilalin do të jetë ajo ndaj Al-Akhdood në kuadër të javës së nëntë në Ligën Saudite, aty ku momentalisht janë lider të tabelës me 20 pikë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy