Opozita kritikon mazhorancën për pagesat e serbëve të shpallur terroristë nga Qeveria

by Nexhat

Opozita kritikon mazhorancën për pagesat e serbëve nga shteti, ani pse nuk shkojnë në punë. Vetëm vitin e kaluar janë shpenzuar rreth 800 mijë euro për pagesat e 129 personave të këtij komuniteti. Kështu u tha gjatë shqyrtimit gati tri orësh të raportit vjetor të auditimit të buxhetit të Kosovës për vitin e kaluar nga Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

Deputetë të opozitës kanë kritikuar pushtetin për pagesa të serbëve, të cilët janë pjesë e organizatave tashmë të shpallur terroriste nga qeveria. Ministri i Financave, Hekuran Murati u shpreh se ka edhe deputetë të cilët nuk shkojnë në punë dhe paguhen, për çka duhet të ndëshkohen.

banner

Auditorja e përgjithshme e Zyrës Kombëtare të Auditimit, Vlora Spanca tha se ky raport ka opinion të kualifikuar, meqë vlera e gabimeve të identifikuara në pasqyra financiare ka qenë materiale.

Spanca shtoi se janë 129 punonjës të komunitetit serbë të cilët janë paguar vitin e kaluar edhe pa u evidentuar në punë.

Në mbledhjen e sotme të këtij deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj kërkoi informacione, në qoftë se gjatë këtij viti janë ndërprerë këto pagesa.

Për këtë nuk ka qenë në dijeni, ministri i Financave, veçse ky i fundit ka kritikuar deputetët e opozitës për mosvijueshmëri në punë. Më pas ka reaguar deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, e cila tha se Murati po i krahason ata me serbët.

Në mbledhjen e sotme të këtij Komisioni, Spanca ka përmendur edhe keqklasifikimin e 5 milionë e 600 mijë euro si shkak i buxhetimit jo adekuat.

Zyra Kombëtare e Auditimit gjatë vitit 2022 nuk ka arritur që të kryejë auditimin e pasqyrave financiare për katër komunat në veri të vendit.

Auditorja e përgjithshme theksoi se borxhi shtetëror në fund të vitit të kaluar ka shënuar rritje për katër për qind.

Spanca tha se shpenzimet e të hyrave të vitit të kaluar në buxhetin e shtetit ishin më shumë dy miliardë euro.

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, Hykmete Bajrami u shpreh se për këtë ka ndikuar rritja e inflacionit në vend.

Në lidhje me këtë ka reaguar ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i cili tha se inflacion më të lartë kanë pasur edhe në vendet tjera të rajonit, por që nuk ka reflektuar në të hyrat e tyre buxhetore.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy