72
Ashtu siç është bërë tashmë traditë, deputetët e opozitës, janë mbledhur sot në Kryesinë e Kuvendit.
Deputetë që mbështesin ish-kryeministrin Berisha po mbajnë takimin e tyre të katërt, me grupimin e Gazment Bardhit. Padyshim që të pranishëm në këtë takim janë edhe Berisha me Bardhin.
Deputetët opozitarë kërkuan ngritjen e dy kërkesave për Komisionet Parlamentare Hetimore, për çështjen e koncesioneve në shëndetësi dhe për sistemin TIMS.