Sindikata e Policisë dërgon peticion në komisionin për të drejtat e njeriut, këto janë 10 kërkesat e tyre

by Nexhat

Sindikata e Policisë së Kosovës ka dërguar peticion në Komisionin për të Drejta të Njeriut.

Këtë e ka bërë të ditur deputetja e PDK’së, Ariana Musliu- Shoshi, e cila është anëtare në këtë komision.

banner

Ky peticion thuhet se është nënshkruar nga 5623 pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Kërkesat e tyre janë: Ligji i pagave, shtesa e rrezikshmërisë në punë, shtesa për punë të veçantë, klasifikimi në koeficient për staf civil, shujta mujore, shpërblimi për fundvit për performancë të mirë, tri paga përcjellëse për të pensionuarit, zbritja e përvojës së punës nga 0.5 në 0.25 për 15 vitet e para, sigurimi shëndetësor dhe jetësor, ligji për pensionim në Policinë e Kosovës.

Shoshi ka thënë se kërkesat e tyre janë të domosdoshme dhe se duhet të aprovohen pa asnjë vonesë.

“Policia e Kosovës meriton përkrahje me vepra, boll me fjalë! Pushteti me votë në Kuvend duhet të dëshmoj përkrahjen!”, ka shkruar Shoshi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy