Surroi: Qëllimi i grupit terrorist, krijimi i veriut si entitet i veçantë

by Nexhat

Sulmi në Banjskë të Zveçanit nga grupi terrorist serb në krye me kryekriminelin, Milan Radoiçiq është më i ndërlikuar se sa po përshkruhet. Kështu ka theksuar publicisti Veton Surroi në “RTK Prime”.

Ai ka thënë se ky sulm “ka qenë pjesë e një operacioni që ky formacion paraushtarak të përgatisë kryengritjen në disa punkte në pjesën veriore të Kosovës që të shpërndajë armët”.

banner

“Pra, qëllimi ka qenë që të mobilizohet një pjesë e strukturave të trajnuara në pikat për trajnime të operacioneve speciale në Serbi dhe që nëpërmjet një veprimi të armatosur të arrijmë në proces tjetër politik të negociatave që do të diktonte pastaj hyrjen e KFOR-it si forcë e ndërmjetme ndërmjet forcave të sigurisë së Kosovës gjegjësisht të Policisë së Kosovës dhe këtyre forcave të ashtuquajtura kryengritëse”, ka theksuar Surroi.

Ai ka thënë se kemi të bëjmë me një formacion ushtarak i cili është më serioz se sa që është dukur në shikim të parë.

“Më serioz sepse nuk ka pasur intencë që të hyjë dhe të vrasë një polic, por për një zgjatje të konfliktit të kontrolluar për një periudhë kohore, në mënyrë që të fillojë një proces tjetër politikë. Do të ishte e vështirë të paramendohet aneksimi me praninë e KFOR-it aty, por ajo çfarë mund të ndodhte do të ishte trajtimi i veçantë i pjesës së veriut si një entitet i veçantë politikë. Kjo natyrisht si pjesë e një negociate do të duhej të paqësonte atë pjesë të Kosovës. Cili ishte qëllimi apo finalja? Finalja prapë do të ishte destabilizimi i Kosovës, krijimi i asimetrisë së sigurisë në Kosovë dhe pengimi i zhvillimit normal të integrimit të veriut në Kosovë”, ka shtuar Surroi.

Ai ka thënë se nëse ky grup paraushtarak ka hyrë në Kosovë me bekimin e shtetit serb, atëherë kjo është pjesë e një strukture të lidhur me shtetin.

“Nëse nuk ka hyrë me pëlqimin e shtetit serb, atëherë si është e mundur që Serbia ta ketë monopolin e forcës e të prodhojë grupacione paraushtarake, sepse nëse formohen në Kosovë ose për Kosovën, nesër pasnesër do të formohen edhe për Bosnje dhe Hercegovinën, edhe për Malin e Zi, por edhe për vet Serbinë”, është shprehur tutje publicisti i njohur kosovar.

Në pyetjen nëse se Serbia e ka organizuar këtë sulm, Surroi tha se “do të ishte e pamundur që të bëhet një kësi organizimi paraushtarak pa dijen e Beogradit”.

Duke folur për reagimin e KFOR-it ai tha se misioni i NATO-s ka qenë në krye të detyrës.

“Ka qenë në koordinim edhe KFOR-i edhe EULEX-i me forcat e sigurisë, pra me Policinë Speciale të Kosovës. Kemi të bëjmë me një operacion që është cilësuar si operacion i nivelit të larët të profesionalizmit nga ana e të gjithë atyre që e kanë vrojtuar, përfshirë edhe diplomatët”, ka shtuar Surroi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy