Andoni: Me kërkesën për masa ndaj Serbisë, Rama po afrohet me Kroacinë

by Nexhat

Të hënën, pas takimit në Zagreb, Rama dhe kryeministri kroat Andrej Plenkoviq bënë thirrje të përbashkët për të sanksionuar Serbinë pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Gazetari dhe analisti nga Tirana, Ben Andoni thotë se Shqipëria me kërkesën për masa ndaj Serbisë, po i largohet Serbisë dhe po i afrohet Kroacisë.

“Në opinionin publik shqiptar kërkesa e Ramës është e arsyeshme, por ky qëndrim i kryeministrit ishte në një farë mënyre justifikim për të gjitha qëndrimet e tij të mëparshme ndaj Serbisë. Kërkesa e Ramës, e cila është në të njëjtën linjë me kryeministrin kroat, tregon partneritetin e ri të Shqipërisë në Ballkan. Duket se Shqipëria tashmë po i largohet Serbisë dhe duket se ‘Ballkani i Hapur’ e ka përfunduar misionin dhe po i afrohet alternativës kroate”, tha Andoni për Kosovo Online.

Ai tha se Rama jo vetëm që doli kundër BE’së po edhe u përpoq t’ia diktojë Brukselit qëndrimin ndaj Serbisë.

“Pas asaj që ndodhi në Banjskë, Rama jo vetëm doli kundër Bashkimit Evropian, por po përpiqet t’ia diktojë Brukselit qëndrimin ndaj Serbisë. Duhet thënë se kërkesa e kryeministrit Rama nuk ndikoi shumë tek publiku shqiptar. Është e rëndësishme vetëm në kuptimin formal, por nuk cenon opinionin e shqiptarëve, dhe kjo për shkak të marrëdhënieve të tij të mëparshme me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke e justifikuar më shumë se një herë, qoftë edhe për lidhjen me Rusinë”, tha Andoni.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy