Avokati Teki Bokshi e konsideron të pamundur sjelljen e Milan Radojçiqit në Kosovë për shkak të situatës mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ma merr mendja se Prokuroria jonë do të ngritë procedurë kundër tij se kjo me siguri do të ndodhë, por çështja e ekstradimit ose sjelljes së tij në Kosovë në këtë konstalacion të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë është objektivisht e pamundur”, ka thënë Bokshi në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Ne e kemi parë të kaluarën historike se ata njerëz kanë rezistuar që t’ dërgojnë edhe në Hagë ku ka qenë një gjykatë ndërkombëtare me shumë kredibilitet dhe me fuqi , ndikim politik edhe diplomatik”.
“Kështu që mendoj që në situatën aktuale s’është e mundshme objektivisht që të bëhet gjykimi në Kosovë edhe pse besoj që kur ta ngritë prokuroria edhe përmes UNMIK-ut ka mundësi që të jepet fletëarresti ndërkombëtar”.