“Çangazhim, jo tërheqje”, thotë ministri serb për trupat në kufi me Kosovën

by Nexhat

Ministri serb i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq ka deklaruar se më pak se 4.500 ushtarë aktualisht janë të dislokuar në Zonën e Sigurisë Tokësore, përgjatë kufirit me Kosovën dhe se sipas tij 8.350 prej tyre janë dislokuar dy ditë pas sulmit terrorist në Banjskë ku u vra polici Afrim Bunjaku.

“Ne kemi një çangazhim, jo një tërheqje, të pjesëve të njësive. Ata kthehen në garnizonet e tyre, në kazermat e tyre, në aktivitetet e tyre të rregullta. Dhe sigurisht, Forcat e Armatosura të Serbisë, Ministria e Mbrojtjes me Inteligjencë Ushtarake dhe Agjencia e Sigurisë Ushtarake monitorojnë gjithçka që ndodh në zonën e Kosovës”, tha ai për TV Prva,.

banner

Vuçeviq theksoi se “Serbia sipas marrëveshjeve ndërkombëtare nuk ka kufizime në numrin e njësive të vendosura në Zonën e Sigurisë Tokësore”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy