Aida Çoroviq, një ish-deputete nga lista e DS, e cila e konsideron shoqërinë serbe fashiste, e cila që nga fillimi e ka pranuar dhe konsideruar se në Srebrenicë është bërë gjenocid dhe Kosova është e pavarur, thotë se kryesuesi i sulmuesve terroristë të veriut, Milan Radoiçiq është një kriminel klasik, të cilin tash Serbia e bën hero.
“Milan Radoiçiq është një kriminel klasik i cili bëhet hero”, thotë Çoroviq.
Sipas saj, Serbia duhet ta pranojë se Kosova është shtet i pavarur dhe se veriu për të cilin serbët po luftojnë, është një territor i vjedhur prej Serbisë.
“Unë e di që veriu i Kosovës është një territor i vjedhur, është një zonë e zezë që është praktikisht një nga pikat e nxehta kriminale nevralgjike në Evropë! Një nga pikat kryesore kriminale ku narkotikët tregtohen hapur, bitcoin minohet, armët, nafta tregtohen”, ka thënë ajo në Nova, televizion i cili vazhdimisht sulmohet në Serbi, për shkak se është një ndër të paktat mediume që nuk i nënshtrohen Aleksandar Vuçiqit.
KAMPANJA PROTIV SRBA NA KiM PREKO NOVE S: RADOJIČIĆ JE KRIMINALAC A SEVER KOSOVA JE KRIMINALNA TAČKA EVROPE!
— Detektor laži (@LaziDetektor) October 2, 2023
Aida Ćorović, nekadašnja poslanica sa liste DS-a kojoj je srpsko društvo fašističko, kojoj je Srebrenica genocid, Kosovo nezavisno…napada Srbe sa KiM preko Nove S:… pic.twitter.com/v08UVars6F