Gjenden eshtra të njeriut në Bishtazhin të Gjakovës, dyshohet se janë të viktimave të luftës së fundit

by Nexhat

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar të mërkurën se gjatë gërmimeve në Bishtazhin të Gjakovës, ka hasur në disa eshtra të njeriut.

Sipas njoftimit, potencialisht ato i përkasin viktimave të luftës së fundit në Kosovë.

banner

“Në vazhdën e aktiviteteve gërmuese, gjatë këtyre dy javëve ekipet tona të KQPZH, IML dhe Policia e Kosovës, me mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, Eulexit dhe KNKK, janë duke kryer gërmime në lokacion Bishtazhin, Komuna e Gjakovës”.

“Sot gjatë gërmimeve, ekipet kanë hasur në eshtra njerëzore të cilat sipas antropologut dr. Valon Hyseni, i angazhuar sot në lokacion, janë me interes forenzik dhe potencialisht i përkasin viktimave të luftës së Kosovës”, thuhet në komunikatën për media.

Komisioni tutje ka thënë se pas analizave të ADN-së do të dalin me njoftim për rezultatet e eshtrave të gjetura.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy