Gjykimi për vrasjen në tregun e Mitrovicës, Prokuroria propozon që të akuzuarit t’i bëhet ekspertizë e re neuropsikiatrike

by Nexhat

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të mërkurën, prokurori Genc Nixha ka propozuar që të akuzuarit Shefki Asllani t’i bëhet ekspertizë e re për gjendjen e shëndetit mendor.

“Këtë çështje e ka trajtuar një prokuror tjetër, pasi që çështja është transferuar në Prizren dhe se kjo çështje më ka takuar mua, ekziston mundësia që unë për disa çështje të mos jem në dakordim me atë që ka vepruar kolegu im, aq më pak nëse edhe është mbajtur seanca e që në fakt janë mbajtur seancat. Andaj, në këtë drejtim unë sot në këtë shqyrtim të ri të mbajtur pranë Gjykatës Themelore në Prizren, propozoj një ekspertizë të re ngase nuk pajtohem dhe konsideroj se atë që është cekur në këtë ekspertizë nuk qëndrojnë…ne propozojmë një ekspertizë të re neuropsikiatrike” ka thënë prokurori Nixha.

banner

Propozimin e prokurorit Nixha, e ka përkrahur përfaqësuesi i të dëmtuarit Lutfi Fazliu, avokati Abit Asllani, e sipas tij ekspertiza duhet të bëhet nga grupi i ekspertëve të certifikuar me subspecializim përkatës nga Psikiatria Forenzike.

Avokati Asllani ka treguar se anëtari i grupit të ekspertëve të ekspertizës së parë, doktor Bujar Obertinca në shqyrtimin e 29 shtatorit 2022 kishte deklaruar se nuk kanë subspecializim përkatës në fushën e psikiatrisë forenzike.

Mirëpo, këtë propozim e ka kundërshtuar mbrojtësi i të akuzuarit Asllani, avokati Mahmut Halimi i cili tha se prokurori Nixha kërkesën e për ekspertizë të re nuk e ka bazuar në dispozita ligjore.

Halimi ka thënë se asnjëra nga palët deri më tani nuk ka paraqitur ndonjë kundërshtim ndaj ekspertizave dhe raporteve të tyre dhe se ekspertiza është bërë me iniciativë të Prokurorisë.

Pas kësaj, kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Raima Elezi tha se lidhur me propozimin e prokurorit Nixha për ekspertizë të re nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike të Kosovës do të vendoset më vonë.

Elezi ka vendosur që fillimisht të bëhet dëgjimi i grupit të ekspertëve që kanë përpiluar ekspertizën e parë Bujar Obertinca, Valbonë Blakaj dhe Ajet Bunjaku.

Seancat e radhës për këtë rast janë caktuar të mbahen më 6, 7 dhjetor 2023.

Ndryshe, kjo çështje penale, me vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), më 19 nëntor 2022, është transferuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë në Gjykatën Themelore në Prizren.

Përveç rastit të të akuzuarit Asllani, kjo gjykatë ka pranuar edhe 8 raste të tjera të natyrës penale në Departamentin e Krimeve të Rënda.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, më 28 tetor 2021, kishte ngritur aktakuzë kundër Shefki Asllanit, me arsyetimin se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173, par.1, pika 1.5 të Kodit Penal

Sipas aktakuzës, i akuzuari Asllani, më 17 prill 2021, rreth orës 12:40, në Mitrovicë, në rrugën “Adem Voca”, në brendi të Tregut të Gjelbër, me dashje ka privuar nga jeta të ndjerin V.F., në atë mënyrë që pas një fjalosje verbale lidhur me rritjen e fidanit të fikut, vije deri te konflikti fizik, ku së pari tani i ndjeri e godet me gërshërë të pandehurin në kokë dhe i shkakton plagë shqyese në regjionin e kokës, me ç‘rast i pandehuri nxjerr revolen nga brezi të markës “XDM” dhe shtie në viktimën, duke e goditur në pjesën e përparme të trupit, si pasojë e të cilave vdes.

Në aktakuzë, po ashtu thuhet se si pasojë e të shtënave të të pandehurit janë plagosur edhe i dëmtuari, Lutfi Fazliu si dhe kalimtari i rastit Agim Abdullahu, raporton betimiperdrejtesi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy