Horoskopi i 4 tetorit 2023: parashikimet shenjë pas shenje

by Merita

Lexoni horoskopin e ditës për të zbuluar se çfarë kanë rezervuar yjet për ju: parashikimet astrologjike të ditës së sotme e mërkurë  4 tetor 2023 për secilën shenjë të zodiakut. Gjithçka për dashurinë, punën, mirëqenien dhe fatin.

Dashi: Gjatë kësaj dite do keni më shumë pushtet dhe do arrini të konkretizoni shumë nga planet si sentimentale ashtu edhe profesionale. Ju të dashuruarit do i jepni më shumë prioritet se kurrë jetës suaj në çift dhe do bëni gjithçka që atmosfera të mbetet e ngrohtë në çdo moment. Ju beqarët do jeni të paparashikueshëm. E sigurt është që asgjë nuk do jetë ashtu si më parë dhe do përjetoni kënaqësi të mëdha. Në punë asgjë nuk do jetë shumë ë thjeshtë, por as e pamundur. Do jeni gjithë kohës të frymëzuar dhe do arrini ta fitoni një pozicion të mirë që keni kohë që e keni menduar. Financat do varen nga mënyra sesi ju do i menaxhoni ato para që keni. Matuni disa herë para se të veproni.

banner

Demi: Sado të mundoheni gjatë kësaj dite nuk do arrini dot ta gjeni ekuilibrin. Do kërkoni shumë autonomi dhe mund të hyni në konflikte me të tjerët. Për ju të dashuruarit, Urani do të provokojë një stuhi të lehtë. Do jeni më shume sesa duhet dyshues ndaj partnerit dhe për këtë do e bezdisni me pyetje atë që doni. Për sa iu përket ju beqarëve do keni takime, por nuk duhet të shkoni shumë larg që herën e parë. Sipas Horoskopit, në punë duhet ta pranoni pa u menduar mbështetjen e kolegëve sepse vetë nuk keni për të arritur asgjë nga ato që keni menduar. Nëse keni dyshime për ndonjë detyrë të shefave pyetini ata. Nëse tregoheni më të organizuar në planin financiar nuk do keni asnjë problem me to.

Binjaket: Mundohuni të jeni sa më realistë gjatë kësaj dite sepse po nuk e bëtë këtë gjë gjërat do ju marrin tatëpjetën. Ju të dashuruarit do bëni gjëra të pamenduara dhe do merrni goxha kritika nga partneri. Pranojini gabimet dhe gjeni mënyrën më të mire për të kërkuar falje. Nëse jeni beqarë nuk duhet ta kërkoni dashurinë mbi qiell ndërkohë që ai në fakt është mbi tokë dhe shumë më afër nga sa mendoni. Nëse puna juaj lidhet me artin, krijimin dhe komunikimin, keni për të pasur rezultate më të mira se të tjerët. Do jeni të frymëzuar dhe do keni ide mjaft origjinale. Në planin financiar do jeni me goxha fat dhe do ndiheni të qete kur të shpenzoni.

Gaforrja: Gjatë kësaj dite nuk do doni t’i lini asgjë rastësisë dhe do ecni gjithë kohës me plane. Ambiciet që keni pasur do i realizoni dalëngadalë. Ju të dashuruarit do kaloni plot çaste intime dhe kënaqësitë do jenë të njëpasnjëshme. Ju beqarët nuk do ngurroni t’ia shprehin ndjenjat dikujt që pëlqeni dhe me shumë gjasë do e ndryshoni shpejt statusin. Bravo për këmbënguljen. Në punë do i bëni sytë katër dhe do i kaloni shpejt të gjitha vështirësitë që keni pasur. Do merrni edhe ndihmë nga ata që ju kanë qëndruar përherë pranë. Në planin financiar mos ndiqni gjithmonë instinktin sepse ka rrezik të përballeni me vështirësi të mëdha më vonë.

Luani: Për shkak të peripecive që do kaloni gjatë kësaj dite ka mundësi të mbylleni brenda guaskës tuaj. Askush nuk do ju kuptojë dot dhe nuk do e shpjegojë zgjidhjen që do bëni. Ju të dashuruarit do jeni shumë të stresuar kohët e fundit dhe nuk do jeni në humorin e duhur për të provuar eksperienca të reja. Flisni hapur me partnerin në mënyrë që edhe ai t’iu kuptojë. Ju beqarët do realizoni disa takime, por pas dikujt do fiksoheni më tepër. Në punë nuk do jeni të gatshëm në ndërmerrni sfida dhe do i lini gjërat të rrjedhin natyrshëm. Nuk priten as arritje, por as vështirësi shumë të mëdha. Në planin financiar do keni më tepër fat se kurrë më parë dhe gjendja do mbetet e qëndrueshme.

Virgjeresha: Dielli do sjellë më shumë Diell gjatë kësaj dite dhe çdo gjë do jetë më e bukur. Pozitiviteti do ju shoqërojë gjatë gjithë kohës. Ju të dashuruarit do e konsolidoni jetën tuaj dhe do ndiheni shumë më të qetë. Gjërat do ju ecin ashtu si e kishit ëndërruar. Ju beqarët do jeni të përqendruar tek një çështje që ka lidhje me punën dhe nuk do dëshironi të dalin nëpër takime. Në punë do keni imagjinatë të zhvilluar dhe do dini si të veproni në çdo situatë. Shkallët do i ngjitni një e nga një pa u nxituar aspak. Edhe kolegët do i keni përherë mbështetje. Në planin financiar do keni fat me shumicë. Do ndiheni të qetë kur të shpenzoni për gjërat më të nevojshme.

Peshorja: Në çdo fushë të jetës do dini të ruani kontrollin dhe të merrni vendimet e duhura në çdo moment. Ju të dashuruarit do keni momente plot e përplot me ndodhi të këndshme. Së bashku me partnerin do bëni edhe plane për të ardhmen. Kujdes, sepse gjithë këto emocione mund t’iu bëjnë të humbisni drejtimin. Ju beqarët do filloni të pëlqeni dikë që e njihni prej kohësh dhe që e kishit tallur dikur për shkak të pamjes. Nëse jeni në kërkim të një punë sot do merrni një lajm të rëndësishëm. Mundësi të reja dhe të jashtëzakonshme do shfaqen para jush kështu që duhet ta shfrytëzoni deri në fund. Sipas Horoskopi.vip, në planin financiar kënaquni me ato që do iu sjellin planetët. Po të kishit më shumë para mund të shpenzonit më shumë.

Akrepi: Do e keni të vështirë të përqendroheni gjatë kësaj dite dhe nuk do doni të bëni asnjë lëvizje. Në shumë momente do ju pushtojë pesimizmi. Për ju të dashuruarit do jetë ditë e paqëndrueshme kjo e sotmja. Asgjë nuk do ecë si e keni ëndërruar. Ju beqarët nuk do qëndroni edhe për shumë kohe me këtë status. Takimet do jene disa dhe dikush mund t’iu tërheqë goxha. Për punën ka për të qenë një ditë e qetë megjithatë mos u përgatitni për arritje të jashtëzakonshme. Në planin financiar do jeni mjaft këmbëngulës dhe nuk do lejoni që situata të tronditet aspak Edhe familjaret do i keni pas vetes.

Shigjetari: Marsi do mundohet t’iu bëjë disi më të disiplinuar gjatë kësaj dite. Duhet të përpiqeni me sa të mundeni të mos turbulloheni asnjë moment. Nëse keni një lidhje mos u tregoni mosbesues kundrejt partnerit tuaj. Nëse ju e ruani në çdo hap që do hedhë ai edhe mund të mërzitet. Ju beqarët do filloni të pëlqeni mjaft një koleg pune. Edhe ai ka kohë që iu pëlqen, por nuk ua ka shprehur nga frika se mund të humbe edhe miqësinë që keni krijuar. Në punë do mbizotërojë gjatë gjithë kohës qetësia dhe do dini të përshtateni me çdo lloj situate. Të gjitha këto do ju ndihmojë të hidhni hapa të mëdha para. Për sektorin financiar dita e sotme do jetë e mrekullueshme. Gjithsesi mos u tregoni aspak impulsive për të shpenzuar.

Bricjapi: Marsi do ju japë shumë qëndrueshmëri gjatë kësaj dite dhe pak nga pak do arrini të realizoni projektet që keni menduar. Nuk do ju mungojë as maturia. Nëse keni një lidhje, dëshira për të pasur një marrëdhënie të qëndrueshme në çift do iu bëjë të merrni parasysh edhe dëshirat e partnerit tuaj. Megjithëse duhet ta kishit bërë më parë këtë, përsëri nuk është vonë. Ju beqarët do keni edhe takime, por ju ëndërroni shumë më lart. Do jeni përsëri të mërzitur sot. Në punë, Dielli dhe Marsi do ju japin vendosmëri dhe do ju bëjnë të ecni para me projektet e nisura. Nuk do hezitoni as të ndërmerrni ndonjë rrezik të vogël për të carë më para. Financat do jenë në përgjithësi të mira, por nëse do bëni shpenzime mendohuni mirë sa do harxhoni.

Ujori: Gjatë gjithë kësaj dite do jeni në një njëjtën linjë me gjithë ata që keni pranë dhe kështu gjërat do ju ecin më mirë. Ju të dashuruarit do i jepni më tepër prioritet se kurrë jetës suaj në çift dhe do bëni gjithçka që atmosfera të mbetet e ngrohtë në çdo moment. Ju beqarët do jeni të paparashikueshëm. E sigurt është që asgjë nuk do jetë ashtu si më parë dhe do përjetoni kënaqësi të mëdha. Në punë do keni ide origjinale sesi të ecni para dhe si të realizoni më së miri detyrat që iu janë dhënë. Konkurrencë do keni, por nuk do ju bëjë përshtypje. Financat do varen nga mënyra sesi ju do i menaxhoni ato para që keni nëpër duar. Matuni disa herë para se të veproni.

Peshqit: Hëna dhe Plutoni do ju vënë herë pas here në dyshim gjatë kësaj dite dhe nuk do arrini të ruani dot qetësinë si më parë. Dashuria për ju që jeni në një lidhje nuk do shkojë shumë mirë. Do qëndroni pak larg njëri- tjetrit, por në fund të ditës do kuptoni se nuk mund të bëni dot pa të. Edhe për ju beqaret dita do jetë pak delikate. Fillimisht do entuziazmoheni, por më vonë do e kuptoni se jeni gabuar për atë që pëlqenit. Në punë nuk do tregoheni shumë të disponueshëm për të bashkëpunuar kështu që mund të keni edhe mosmarrëveshje. Mund të arrini t’iu thoni “ndal” edhe disa gjërave që nuk ju kanë pëlqyer. Financat do jenë shumë të mira, gjithsesi mirë është të tregoheni pak të matur me shpenzimet e tepruara. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy