Nis projekti madhor në Lipjan, mbi 6 milion euro investim në qendrën e qytetit

by Merita

Sot, kanë nisur punimet në projektin më të rëndësishëm infrastrukturor në qytetin e Lipjanit – Ndërtimi i nënkalimit, vazhdimi i ndërtimit të sheshit, ndërtimi i parkut qendror të qytetit dhe parkingut nëntokësor në Lipjan.

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, zotimin e tij para qytetarëve lipjanas për fillimin e realizimit të këtij projekti e vlerësoi si më të rëndësishmin në Lipjan i cili do ta transformoj qytetin në një qendër në funksion të mirëqenies së qytetarëve.

Kryetari Ahmeti, tha se ky është një ndër projekte më të mëdha të Komunës së Lipjanit i cili kap vlerën e mbi 6 milionë euro, i cili përfshinë katër projekte të integruar në një projekt dhe do të mundësoj zgjidhjen e problemit me trafikun e dendur.



banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy