Operacion policor në Prishtinë e Lipjan, dy të arrestuar për fajde e detyrim

by Nexhat

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore – Prishtinë, ka zhvilluar një operacion policor në dy lokacione të ndryshme nën dyshimin e bazuar se janë kryer veprat penale ‘Fajde’ dhe ‘Detyrim’.

“Me datë 04.10.2023 DHKOKR ka zbatuar urdhëresën e gjykatës kompetente, me ç’rast në Prishtinë dhe Lipjan është zhvilluar operacioni policor gjatë të cilit janë sekuestruar në cilësi të provave materiale:  Një revole, tre telefona mobil, një automjet, 915 euro, shënime/ evidenca që dyshohet  se ndërlidhen me veprat e lartcekura”, njofton policia.

Lidhur me rastin, pas arrestimit të dy personave të dyshuar me iniciale L.A. dhe  S.A., të njëjtit i janë nënshtruar procesit të intervsitimit, pas të cilit me aktvendim të prokurorit kompetent të njëjtit dërgohen në mbajtje për 48 orë, ka konfirmuar policia.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy